RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ekzistojnë 4 lloje gjumashësh: Gjeni tipologjinë tuaj

ekzistojne-4-lloje-gjumashesh:-gjeni-tipologjine-tuaj

Ju ndoshta jeni të vetëdijshëm për personalitetin që keni, mund të jeni introvert ose ekstrovert. Ju madje mund të dini edhe gjuhën e dashurisë që përdorni në çift. Por, a e keni menduar ndonjëherë se çfarë lloj gjumashi/gjumasheje jeni?

Studiuesit në “Pennsylvania State University” publikuan së fundmi një studim që i ndihmon njerëzit të përcaktojnë llojin e gjumit dhe çfarë do të thotë për shëndetin e tyre të përgjithshëm. Të dhënat, të cilat u publikuan në revistën “Psychosomatic Medicine”, përbëheshin nga 3,683 të rritur në Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrësit raportuan gjendjet e tyre kronike shëndetësore dhe matjet e gjumit, kohëzgjatjen e gjumit, kënaqësitë, rregullsitë, efikasitetin, sipas matjeve që u bënë dy herë gjatë periudhës 10-vjeçare të studimit.

Studiuesit, më pas, i kategorizuan pjesëmarrësit në katër llojet e ndryshme gjumi:

– Ata që flenë mirë: Ata që kishin respektojnë oraret dhe shijojnë gjumin e plotë

– Ata që flenë në fundjavë: Njerëz që bëjnë gjumë të parregullt gjatë javës dhe zgjedhin të flenë mirë në fundjavë apo ditët e pushimit

– Ata që flenë, por kanë edhe pagjumësi: Persona që nuk bëjnë gjumë të mirë dhe cilësor

– Ata që dremitin: Persona që dremitin herë pas herë gjatë ditës

“Unë mendoj se katër kategoritë e gjumit janë një mënyrë e mirë për të përcaktuar spektrin e gjerë të asaj që ne shohim në çrregullimet klinike të gjumit dhe llojit të pacientëve që trajtohen për këto probleme,” tha Kenneth Lee, drejtor mjekësor i Qendrës së Çrregullimeve të Gjumit në Chicago University.

Ekspertët thonë se pagjumësia sjell shumë probleme me zemrën, nervozizimin, shanset për goditje në tru etj. Por, edhe dremitja është problem sepse cilësohet si një metodë për të “thyer” atë gjumin e plotë dhe cilësor, siç është edhe gjumi që bëhet gjatë fundjavave me tepri për të plotësuar mungesat gjatë ditëve të javës.

Pra, për sa kohë nuk shijoni një gjumë të plotë, fajtorët gjejini te vetja. Mund të jetë qëndrimi zgjuar deri natën vonë, detyrime familjare, shqetësim në lidhje me punën që ju mban zgjuar etj.

Related posts

Perimet që duhet të konsumoni gjatë janarit

admin

Pse njerëzit humbasin jetën nga nxehtësia: rreziqet e valëve të të nxehtit dhe pasojat për shëndetin

rezart morina

A lejohet diabetikët të hanë rrush dhe fiq? Ja çfarë thonë studimet e reja

RTI