RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-kryeministri italian: Netanyahu nuk mund t’i shmanget ligjit ndërkombëtar

ish-kryeministri-italian:-netanyahu-nuk-mund-t’i-shmanget-ligjit-nderkombetar

Ish-kryeministri italian dhe lideri i opozitës, Giuseppe Conte, tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk mund t’i shmanget nënshtrimit ndaj ligjit ndërkombëtar, një ditë pasi prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkoi urdhër arresti për të, ministrin izraelit të mbrojtjes dhe tre liderë të Hamasit për krime të dyshuara lufte, raporton Anadolu.

“Unë nuk hyj në meritat e vendimeve dhe kërkesave të një gjykate ndërkombëtare”, u tha Conte gazetarëve në qytetin verior italian Forli.

“Por unë them se ndërsa përshëndetëm kërkesën për një urdhër arresti për (presidentin rus Vladimir) Putinin, tani ne e pranojmë kërkesën për liderët e Hamasit dhe me siguri Netanyahu, një kryeministër i zgjedhur në mënyrë demokratike, nuk mund t’i shmanget rregullave të së drejtës ndërkombëtare, rregullave të krimeve të luftës”, tha ai.

Të hënën, Karim Khan, prokurori i GJNP-së, njoftoi se ka aplikuar për urdhër arresti kundër Netanyahut; Galant; kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh; zyrtarit më të lartë të tij në Gaza, Yahya Sinwar; dhe kreut të krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif.

Në një deklaratë, Khan tha se ai ka arsye të logjikshme për të besuar se pesë figurat mbajnë përgjegjësi penale për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë kanë hedhur poshtë akuzat për krime lufte.

Related posts

Spanjë, evakuohen disa fshatra për shkak të zjarrit pyjor në ishujt Kanarie

rezart morina

Prizreni, ‘Xhamia Qendrore’ e Zhurit e fitoi vendin e parë në gara diturie në nivel Kosove

rezart morina

Edhe 600 pjesëtarë do t’i shtohen FSK-së në 2024: Maqedonci tregon se çfarë pajisje është duke blerë Kosova

admin