RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupi G7 themelon Klubin Klimatik për të trajtuar ngrohjen globale

grupi-g7-themelon-klubin-klimatik-per-te-trajtuar-ngrohjen-globale

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë të ditur se grupi G7 i fuqive më të mëdha ekonomike të botës ka vendosur të themelojë klubin ndërkombëtar të klimës për të trajtuar ngrohjen globale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Klubi i Klimës nuk ka për qëllim të jetë një iniciativë e G7-tës, përkundrazi do të jetë një sipërmarrje globale”, tha Scholz në një konferencë për media në Berlin, pas një takimi virtual të liderëve të grupit G7.

Scholz ftoi vendet e interesuara që ndjekin një politikë ambicioze klimatike t’i bashkohen Klubit Klimatik, duke shtuar se në muajt e ardhshëm mund të formësojnë së bashku konceptin dhe strukturën e klubit ndërkombëtar.

“Ky nuk është një klub ekskluziv, ai ka për qëllim të jetë sa më i hapur për shumë vende, në mënyrë që ne gjithashtu së bashku të mund ta zotërojmë këtë detyrë të madhe. Ne duhet të mbrojmë planetin tonë dhe mjedisin për brezat e ardhshëm”, tha Scholz.

Kancelari gjerman po ashtu theksoi se grupi G7 kërkoi nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, si dhe nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, të organizojnë një sekretariat të përkohshëm për Klubin e Klimës.

Related posts

Përfundon subvencionimi i energjisë elektrike për kursimtarët

admin

Afganët gërmojnë me duar rrënojat në kërkim të të mbijetuarve

admin

Kosovë, 155 çifte janë shkurorëzuar vetëm gjatë janarit 2024

admin