RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestina përshëndet vendimin e Norvegjisë, Spanjës dhe Irlandës për njohjen e shtetit palestinez

palestina-pershendet-vendimin-e-norvegjise,-spanjes-dhe-irlandes-per-njohjen-e-shtetit-palestinez

Autoriteti Palestinez mirëpriti njoftimet nga Norvegjia, Spanja dhe Irlanda për njohjen e shtetit të Palestinës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, autoriteti me bazë në Ramallah tha se njoftimet shërbejnë në “shenjtërimin e së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje në tokën e tyre dhe në marrjen e hapave aktualë për të mbështetur zbatimin e zgjidhjes me dy shtete”.

“E drejta e popujve për vetëvendosje është një e drejtë e rrënjosur e njohur sipas ligjit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

Ai u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin duke njohur “të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe duke kthyer besimin në një sistem global të bazuar në rregulla dhe të drejta të barabarta për të gjithë popujt e tokës”.

Njohja zyrtare e Palestinës si shtet nga Norvegjia, Irlanda dhe Spanja do të hyjë në fuqi më 28 maj 2024.

Palestina është njohur tashmë nga nëntë vende evropiane: Bullgaria, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Hungaria, Suedia, Malta dhe administrata greke qipriote.

Related posts

Të paktën 8 të vr’arë në su’lmet iz’raelite teksa prisnin kamionët e ndihmës në Ra’fah

rezart morina

Situata në veri: Rama: Nuk ndihmon në normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë

rezart morina

Ndahen Medalje të Karrierës për nënoficerët e lartë të FSK-së

RTI