RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Situata në veri: Rama: Nuk ndihmon në normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë

situata-ne-veri:-rama:-nuk-ndihmon-ne-normalizimin-dhe-njohjen-e-ndersjelle-mes-kosoves-dhe-serbise

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës, ndërsa theksoi se kjo situatë nuk e ndihmon procesin për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri reagoi në rrjetet sociale pas tensioneve në veri të Kosovës, ku një grup qytetarësh kanë bërë përpjekje të pengojnë kryetarët e zgjedhur që të futen në objektet e komunës.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar”, shkruan Rama.

Kryeministri iu bashkua ndërkombëtarëve në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. /atsh

Related posts

Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj

admin

Përdorimi global i qymyrit për energji shënon rekord në vitin 2022

admin

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës aderon në LDK

admin