RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania: Nuk është koha e duhur për ta njohur shtetin e Palestinës

britania:-nuk-eshte-koha-e-duhur-per-ta-njohur-shtetin-e-palestines

Ministri britanik i Thesarit, Jeremy Hunt tha sot se nuk është koha e duhur që Britania e Madhe të njohë Palestinën si shtet, por shtoi se do të vazhdojë ta mbajë këtë çështje në shqyrtim, transmeton Anadolu.

“Ne kemi një qëndrim të gjatë për këtë që ne do të jemi të përgatitur të njohim shtetin e Palestinës në kohën kur ai ndihmon më shumë procesin e paqes”, tha Hunt për “Sky News”.

Vërejtjet e tij erdhën si përgjigje ndaj një pyetjeje nëse Britania do të ndjekë shembullin e Irlandës, Spanjës dhe Norvegjisë për të njohur Palestinën si shtet.

“Pozicioni ynë është se kjo nuk është koha e duhur për ta bërë këtë për momentin”, tha Hunt.

Njohja zyrtare nga Irlanda, Norvegjia dhe Spanja e një shteti të pavarur palestinez do të hyjë në fuqi më 28 maj, njoftuan liderët e tyre sot.

Njohja erdhi derisa Izraeli po e vazhdon ofensivën e tij në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar palestineze.

Më shumë se 35.600 palestinezë janë vrarë, shumica dërrmuese gra dhe fëmijë dhe rreth 79.900 të tjerë janë plagosur që nga tetori i kaluar pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas.

Më shumë se shtatë muaj pas fillimit të luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë në rrënoja, krahas një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila e ka urdhëruar atë të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Babai libanez humb të gjithë anëtarët e familjes përveç djalit të tij 5-vjeçar në su’lmet e Iz’raelit

RTI

25 vite nga bombardimi i NATO-s mbi Serbinë, Basha: Mirënjohje përjetë SHBA-ve, Britanisë dhe aleatëve tanë

admin

Izraeli u përgjigj, zyrtari i lartë: Irani nuk ka plan për hakmarrje të menjëhershme

admin