RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë – 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

vrasja-e-18-vjecarit-ne-podujeve-–-19-vjet-burgim-se-bashku-per-dy-te-pandehurit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj dy të miturve për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Dy të pandehurit janë dënuar me 19 vite burgim së bashku, ku njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet kurse tjetri me 9.

Axha i viktimës Rrahim Fejzullahu, nuk e priti mirë këtë vendim. Ai tha se plagën e ka ende të hapur, raporton gazetarja e Telegrafit nga vendi i ngjarjes.

Lulzim Fejzullahu ishte rrahur brutalisht më 14.01.2024 në Podujevë.

Sipas raportit policor të datës 15.01.2024, ai fillimisht kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Në këtë raport gjithashtu u tha se “njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë.

Gjashtë ditë më vonë, më 20.01.2024, Lulzim Fejzullahu vdiq në QKUK.

Related posts

Aksidenti i ‘Voepass’ me dhjetëra viktima, Forcat Ajrore Braziliane: Avioni humbi kontaktet, nuk shpalli gjendje emergjente

admin

Agjentët e FBI-së bastisin shtëpinë e Trump-it në Florida

admin

Kurti: Kemi dëshmuar kujdes ndaj punëtorëve, rritëm pagat dhe numrin e të punësuarve

RTI