RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

policia-vihet-ne-kerkim-te-enver-sekiraqes,-kerkon-ndihme-edhe-nga-qytetaret-per-arrestimin-e-tij

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda në Policinë e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim publik në përpjekje për kapjen e Enver Sekiraqes, të cilin e kërkon Drejtoria në bazë të një autorizimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Policia ka publikuar një foton dhe detajet e Sekiraqes, i cili aktualisht është në arrati dhe i dënuar për veprën penale të “shtytjes në kryerjen e vrasjes së rëndë”, një krim i parashikuar nga neni 147, paragrafët 3 dhe 9, të lidhur me nenin 24 të Kodit Penal të Kosovës.

Të dhënat e personit të kërkuar janë si më poshtë:

Emri dhe mbiemri: Enver (Hamit) Sekiraqa

Data e lindjes: 18.11.1973

Adresa: Rruga “Gryka e Llapushnikut” numër 7, Prishtinë

Në njoftimin zyrtar, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë duke ndarë çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ata kanë edhe numra telefonikë dhe adresën elektronike të dispozicionit për çdo person që mund të kontribuojë në këtë proces.

Qytetarët mund të lajmërojnë Policinë e Kosovës direkt në numrin 192, të telefonojnë në qendrën e thirrjeve 038 550 999, ose të kontaktojnë nëpërmjet numrit falas dhe anonim 080019999. Gjithashtu, informatat mund të dërgohen në adresën elektronike info@kosovopolice.com.

Policia thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është jetik për sigurinë e komunitetit dhe garanton anonimitet dhe trajtimin e informacioneve në mënyrë konfidenciale.

Related posts

Netanyahu thotë se Izraeli do t’u rikthehet bisedimeve me Hamasin për armëpushim

Muhamet Ramadani

“Mbi 50 milionë njerëz në vitin 2021 jetuan në kushte të skllavërisë moderne”

admin

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

Muhamet Ramadani