RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci takon Ulutaş, shpreh mirënjohje për trupat e KFOR-it

maqedonci-takon-ulutas,-shpreh-mirenjohje-per-trupat-e-kfor-it

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özcan Ulutaş.

Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë bisedës me komandantin ka shpreh mirënjohje për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit me FSK-në.

“Po ashtu komandantin e njoftova rreth fazës në të cilën jemi sa i përket implementimit të Planit Gjthëpërfshirës të Tranzicionit si dhe zhvillimin e FSK-së. Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutaş shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Related posts

​Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

admin

‘’Vrau policin serb, Faton Hajrizi cilësohet trim dhe hero’’, Albin Kurti: I ftoj qytetarët mos të bien pre e euforisë së heroizmit

admin

​Dy kryeministrat shqiptarë takohen në Mynih

admin