RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

​arrestohet-nje-serb-i-dyshuar-per-krime-lufte-ne-kosove

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arrestuar një serb për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur që sot, më 10.10.2023, në orët e pasdites në Merdarë t’a lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull/serb me iniciale (T.B.),viti i lindjes 1971”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Gjermania i dhuron Brazilit 200 milionë euro për ruajtjen e Amazonës

admin

Joelle Garriaud-Maylam – presidentja e re e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

admin

Çmimet e naftës kalojnë 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2022

RTI