RTV AHIRETI
Lajme

Arrestohen 4 kosovarë të cilët po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Tiranë

arrestohen-4-kosovare-te-cilet-po-trafikonin-arme-zjarri-nga-kosova-ne-tirane

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që trafikoi armë zjarri nga Kosova për në Shqipëri, me qëllim shitjen e tyre.

Sipas policisë shqiptare në aksion, i cili u zhvillua në vendparkimin e një terminali autobusësh në Lundër, janë sekuestruar 10 armë zjarri, ndërsa janë arrestuar Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi, të gjithë banues në Kosovë.

Tutje, në njoftimin e policisë thuhet se “Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste”.

Gjithashtu si prova materiale përveç armëve dhe municionit janë sekuestruar edhe 1 automjet dhe 5 celularë.

The post Arrestohen 4 kosovarë të cilët po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Tiranë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

​Draft-statuti i Asociacionit, kërkohet që fillimisht të vlerësohet nga Kushtetuesja

rezart morina

Presidenti Biden u drejtohet udhëheqësve të vendeve të NATO-s, thekson mbështetjen e hekurt për aleancën

RTI

Protesta të dhunshme në fabrikën më të madhe të iPhone në botë

admin