RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protesta të dhunshme në fabrikën më të madhe të iPhone në botë

protesta-te-dhunshme-ne-fabriken-me-te-madhe-te-iphone-ne-bote

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në fabrikën më të madhe në botë të iPhone në qytetin kinez të Zhengzhou, sipas pamjeve të shpërndara gjerësisht në internet.

Në video janë parë qindra punëtorë duke marshuar dhe me raste ata janë përballur me zyrtarët policorë.

Kompania prodhuese e telefonave iPhone, Foxconn, ka thënë se do të punojë më stafin dhe qeverinë lokale për të parandaluar dhunën e mëtejshme.

Ajo ka thënë përmes një deklarate se disa punëtorë kanë pasur dilema për pagesën, mirëpo ata do të paguhen sipas kontratave.

Nëpër rrjete sociale ka pasur edhe thashetheme se punëtorëve të rinj u është kërkuar të banojnë në dhomat e njëjta me punëtorët që janë të infektuar me coronavirus.

Mirëpo Foxconn ka thënë se konviktet dezinfektohen dhe kontrollohen nga zyrtarët lokalë, para se punëtorët e rinj të futen në to.

Muajin e kaluar është raportuar për rritje të numrit të të infektuarve në zonën afër fabrikës, çka ka shtyrë disa punëtorë që të braktisin vendet e punës dhe shkojnë nëpër shtëpitë e tyre. /euronews

Related posts

Çavuşoğlu: Turqia ka ofruar hapjen e 2 pikave kufitare me Sirinë për dërgimin e ndihmave për tërmetet

rezart morina

Dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjes për energjinë, Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së

admin

Numri i të vdekurve arrin në 33,000 nga tërmeti në Turqi dhe Siri

rezart morina