RTV AHIRETI
Lajme

SHBA, rifillojnë protestat në mbështetje të Palestinës në Universitetin e Kalifornisë

shba,-rifillojne-protestat-ne-mbeshtetje-te-palestines-ne-universitetin-e-kalifornise

Studentët mbështetës pro-palestinezë në Universitetin e Kalifornisë në SHBA, ngritën një kamp të ri solidariteti me qëllimin për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Qindra studentë që u mblodhën në Los Angeles, rifilluan protestën kur rektori i UCLA-së, u akuzua në Kongresin amerikan me arsyen se ka “dështuar të garantojë sigurinë e studentëve hebrenj” në kampuset e lidhur me universitetin.

Studentët u mblodhën në verandën e ndërtesës se kampusit dhe ngritën një zonë të re kampi duke përdorur barrikada druri, gardhe metalike dhe tryeza.

Personeli i universitetit paralajmëroi protestuesit që të largohen menjëherë nga kampusi, në të kundërtën mund të përballen me masë disiplinore ose mund të arrestohen.

Një pjesë e studentëve që morën pjesë në protestën në mbështetje të Palestinës i dhanë fund protestës pas këtij paralajmërimi ndërsa disa të tjerë u mblodhën sërish në ndërtesën “Dodd Hall” të universitetit.

The post SHBA, rifillojnë protestat në mbështetje të Palestinës në Universitetin e Kalifornisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

OBI përzgjedh provincën turke Şanlıurfa si “Qyteti i Turizmit” për vitin 2023

admin

Microsoft gjobitet 20 milionë dollarë për shkelje të ligjit për fëmijët

rezart morina

13 palestinezë të plagosur në bastisjen e ushtrisë izraelite në Jeriko

admin