RTV AHIRETI
Lajme

SHBA: ‘Ndarja nga Bosnja’ nënkupton fund për Republikën Sërpska

shba:-‘ndarja-nga-bosnja’-nenkupton-fund-per-republiken-serpska

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të premten se propozimi i Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”.

Të enjten, Qeveria e RS-së ka thënë se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

Ambasada amerikane ka thënë se ky propozim është në shpërputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se “e vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës”.

“Këto janë interesa thelbësore të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë dhe ruajnë ato, mes tjerash, duke i mbajtur përgjegjës ata të cilët i rrezikojnë ato”, thuhet në komunikatë.

Ajo e ka akuzuar Millorad Dodikun, presidentin nacionalist të Republikës Sërpska dhe Qeverinë e RS-së, se u përpoqën ta arsyetojnë këtë vendim bazuar në “gënjeshtra dhe dezinformata, me qëllim për ta frikësuar popullin në Republikën Sërpska, që t’i mbështesin ata në këtë rrugë të rrezikshme”.

The post SHBA: ‘Ndarja nga Bosnja’ nënkupton fund për Republikën Sërpska first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

31-vjeçarja nga Obiliqi dyshohet se bëri vetëvrasje me armë zjarri

admin

“Rusia nuk po luan blofin”- Paralajmërimi i aleatit të afërt të Putinit: Po provokohemi! Askush nuk mund ta përjashtojë kalimin e konfliktit në fazën përfundimtare

admin

“Institucionet financiare evropiane dhanë miliarda dollarë për të mbështetur vendbanimet ilegale hebreje”

admin