RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

31-vjeçarja nga Obiliqi dyshohet se bëri vetëvrasje me armë zjarri

31-vjecarja-nga-obiliqi-dyshohet-se-beri-vetevrasje-me-arme-zjarri

Një 31-vjeçare nga Obiliqi ka vdekur të shtunën pasdite pasi dyshohet se e ka qëlluar veten me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe është konstatuar vdekja e saj.

“Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Related posts

Kronologjia/ Nga debati me Joe Biden te dy atentatet e dështuara ndaj Donald Trump dhe kandidimi i Harris për Presidente! Momentet kyçe të një fushate zgjedhore të paprecedentë

admin

Përleshje mes protestuesve dhe policisë serbe në afërsi të Jarinjës

admin

Gjashtë mesazhe sfiduese nga Irani për botën islame: “Në cilën anë jeni?”

Irfan Jahiu