RTV AHIRETI
Shëndetësi

Avokado për të trajtuar problemet e zemrës dhe parandaluar kancerin

avokado-per-te-trajtuar-problemet-e-zemres-dhe-parandaluar-kancerin

Nga ulja e kolesterolit në ndihmë të rënies nga pesha, janë disa nga përfitimet e mundshme të konsumimit të avokados. Një studim i ri na njeh me përfitime të tjera që mund të kemi prej farave të avokados.

Sipas studiuesve ato përmbajnë një shumëllojshmëri të përbërjeve kimike që mund të ndihmojnë për të vrarë viruse, për të luftuar problemet e zemrës dhe madje për të trajtuar kancerin. Nga të dhënat e Departamentit Amerikan të Bujqësisë, konsumi i avokados në këtë vend është më shumë se i dyfishuar gjatë dekadës së fundit, dhe tani po konsumohet pothuajse katër herë më shumë avokado sesa ishim në mesin e viteve 1990.

Duke pasur parasysh përfitimet e shumta shëndetësore që lidhen me marrjen e avokados, nuk është çudi që fruti ka parë një rritje të popullaritetit. Edhe studime të mëparshme kanë vënë në dukje dobinë e avokados në uljen e kolesterolit të keq te njerëzit mbipeshë ndërkohë që kërkime të tjera kanë lidhur konsumimin e avokados me rrezik të reduktuar të sindromës metabolike.

Natyrisht, përfitimet e tilla bazohen në konsumimin e “tulit” të avokadit, meqenëse lëkura dhe fara e frutave zakonisht hiqen. Por sipas një studimi të fundit, hedhja e farave është gabim, pasi ato mund të përdoren për trajtimin e disa sëmundjeve, siç janë sëmundjet tumorale dhe ato kardiovaskulare. “Shumica i konsiderojnë si mbeturina, në të vërtet ato janë perlëza sepse përbërjet medicinale brenda tyre mund të përdoren për të trajtuar kancerin, sëmundjet e zemrës dhe kushtet e tjera”, thanë studiuesit.

Related posts

Cilat janë ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për acidin e tepërt në lukth?

rezart morina

Pse duhet të merrni vitamina nga ushqimi dhe jo nga suplementet?

admin

Këto janë arsyet pse nuk duhet pirë ujë në këmbë

rezart morina