RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Protestohet sërish para Bashkisë së Tiranës, hidhet molotov

protestohet-serish-para-bashkise-se-tiranes,-hidhet-molotov

Opozita proteston për herë të nëntë para Bashkisë së Tiranës. Njësoj si edhe në tubimet e tjera, tubuesit kanë hedhur molotov para godinës duke rrezikuar efektivët e policisë dhe jo vetëm.

Uniformat blu kanë reaguar menjëherë duke shuar flakët e shkaktuar nga shpërthimet. Por një prej molotovëve shpërtheu në krahun e protestuesve duke lënduar lehtë një prej tyre.

Ndërsa raportohet se një qytetar ka pësuar lëndime.

Policia ka vendosur një kordon sigurie rreth godinës dhe përpara tyre kanë një gardh metalik.

Në drejtim të godinës janë hedhur edhe tymuese, fruta e vezë. Ndërkohë nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës mbajnë fjalimet e tyre.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Related posts

Zgjedhjet në Maqedoni, ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri në 13:00

rezart morina

Premtoi 3 miliardë paund ndihmë ushtarake vjetore, Cameron: Ukrainë ka të drejtë të godasë Rusinë duke përdorur armë të furnizuara nga Britania

admin

Rritet në 31.184 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rezart morina