RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 31.184 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-31.184-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva e vazhdueshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 31.184, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra dha informacione për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës. Duke theksuar se forcat izraelite vranë 72 palestinezë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, Al-Qudra tha se numri i palestinezë të vrarë në Gaza u rrit në 31.184.

Ai tha se forcat izraelite plagosën 129 palestinezë të tjerë në sulmet e fundit dhe numri i përgjithshëm i të plagosurve në Rripin e Gazës arriti në 72.889. Sipas tij, 72 për qind e palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite ishin gra dhe fëmijë ndërsa numri i njerëzve që vdiqën nga uria dhe etja shkoi në 27.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Al-Qudra tha se ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat.

Related posts

Kryeministri Carney: Kanadaja pezullon negociatat tregtare me SHBA-në

RTI

Vdes ish-lideri i Perusë, Alberto Fujimori. Pak muaj më parë kishte dalë nga burgu, ishte dënuar për korrupsion

admin

Spanja kërkon njohjen e Palestinës, Sanchez: Ka ardhur momenti, edhe nëse BE nuk e bën

admin