RTV AHIRETI
Lajme

Ende s’ka përfunduar raporti i BE-së për heqjen eventuale të masave ndaj Kosovës

ende-s’ka-perfunduar-raporti-i-be-se-per-heqjen-eventuale-te-masave-ndaj-kosoves

Raporti i përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në lidhje me heqjen eventuale të masave të vendosura nga BE-ja për Kosovën ende nuk ka përfunduar.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media.

Sipas Stanos, raporti ende nuk ka përfunduar dhe rrjedhimisht nuk është dërguar as shteteve anëtare.

Gjithashtu, Stano ka theksuar se në të do të përfshihen edhe zhvillimet e fundit, përfshirë këtu mbylljen e pikave ilegale të bankave serbe në vend dhe aksionin e Policisë së Kosovës për konfiskimin e dinarëve.

“Masat janë vendosur si përgjigje e hapave të pakoordinuar e të njëanshëm që dërgojnë drejtë eskalimit të mëtejmë, dhe nuk ndihmojnë në deeskalim. Ato ishin vendosur me qëllimin që të motivojnë autoritetet kosovare që të punojnë drejt deeskalimit, kështu që sigurisht gjithçka që po ndodh në terren dhe ka ndikim negativ në përpjekjet për deeskalim, po merret parasyshe dhe përfshihet në raport”, ka thënë Stano.

Tri javë më parë, Stano, kishte deklaruar se raporti i përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në lidhje me zbatimin e kërkesave të BE-së para heqjes së masave, ishte në përfundim e sipër dhe pritej që shumë shpejtë tu dorëzohej vendeve anëtare para se eventualisht të merrej një vendim.

The post Ende s’ka përfunduar raporti i BE-së për heqjen eventuale të masave ndaj Kosovës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ambasadori libanez: Netanyahu po e çon rajonin në prag të luftës së gjithanshme në vend që të përballet me fatin politik

admin

Sveçla kërkon hetim për zyrtarin e MPB-së që shfrytëzon parkingun e ministrisë për biznes

admin

Netanyahu e quan të turpshme thirrjen nga Macron për ndalim ar’mësh ndaj Iz’raelit

admin