RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dyshime për mashtrime ndaj pensionistëve, Prokuroria nis hetimet

dyshime-per-mashtrime-ndaj-pensionisteve,-prokuroria-nis-hetimet

Policia e Kosovës ka pranuar autorizim nga prokurori lidhur me dyshimet mbi mashtrimet ndaj pensionistëve të Kosovës, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, policia po i trajton të gjitha informacionet e rëndësishme lidhur me këtë rast derisa u bënë thirrje të gjithë pensionistëve që për çdo rast të dyshuar të lajmërojnë Policinë.

“Policia e Kosovës, me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës. Bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së. Policia e Kosovës po i trajton të gjitha informacionet relevante, përderisa të gjitha veprimet në vazhdim do ti ndërmerr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, andaj njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarëve/pensionistëve që të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme, dhe për çdo rast të dyshuar ta njoftojnë Policinë e Kosovës, në stacionet më të afërta policore apo në numrin (192) dhe info@kosovopolice.com “, thuhet në komunikatë.

Related posts

FMN miraton paketën e mbështetjes prej 3 miliardë dollarësh për Egjiptin

admin

Mijëra ‘të privuar nga e drejta për arsimim’

admin6

Gjukanoviç plas “bombën”: Po përgatitet atentat ndaj meje, jam informuar nga një ushtarak i lartë nga Kosova

admin