RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të teknologjisë informative

zjarr-ne-spitalin-e-pergjithshem-te-pejes,-digjet-dhoma-me-pajisje-te-teknologjise-informative

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se rreth orës 4 të mërkurën është përfshirë nga zjarri një dhomë në këtë spital.

Sipas njoftimit dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

“Rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm ka pasur një zjarr në katin e katërt të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pjesëtarët e sigurimit kanë intervenuar menjëherë në shuarjen e zjarrit dhe po ashtu janë njoftuar policia dhe zjarrfikësit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik”, thuhet në njoftim.

Tutje është sqaruar se me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e teknologjisë informative është djegur. Spitali i Pejës tha se është në proces të konstatimit të dëmit material.

“Sa i përket data bazës dhe të dhënave tjera të gjitha janë të ruajtura ngase janë të lidhura me sisteme tjera informative dhe asnjë e dhënë apo data bazë nuk është humbur. Shërbimet ndaj pacientëve kanë vazhduar dhe po vazhdojnë të jepen si gjithnjë dhe puna po vazhdon normalisht, ndërsa ekipet e shërbimeve teknike janë duke u marrë me pastrimin dhe riparimet e nevojshme në dhomën e djegur dhe ambientet tjera të katit të IV të bllokut Kirurgjik”, tha njoftimi.

Related posts

Protestat vazhdojnë për të katërtën ditë kundër vizitës së presidentit izraelit në Australi

Muhamet Ramadani

Zjarret në Turqi krijojnë situatë alarmante, qindra persona të evakuuar nga banesat e tyre

admin

BE dënon vrasjen e punonjësve të ndihmës humanitare në sulmin izraelit në Gaza

admin