RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Krasniqi thotë se ka dështuar ideja për shpërndarjen e Kuvendit

krasniqi-thote-se-ka-deshtuar-ideja-per-shperndarjen-e-kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një konferencë për media ka thënë se mundësia për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është ezauruar.

Krasniqi është shprehur i habitur nga që partitë opozitare, nuk kanë pasur gatishmërinë e shpërndarjes së Kuvendit.

Derisa, kryetari i kësaj partie u shpreh se mos shkuarja në zgjedhje ia zgjatë mandatin pushtetit aktual.

Në fund, ai u shpreh se PDK-ja është gjithmonë e gatshme për zgjedhje të parakohshme dhe largimin e Qeverisë.

“29 maji, ashtu siç e kam cekur si afat në letrën e dërguar tre partive parlamentare shqiptare, duke ndjerë keqardhje për shtetin dhe qytetarët, ju njoftoj se mundësia për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës tashmë është ezauruar, thirrja nga partia më e madhe në vend që ta shpërndajmë kuvendin nuk ka gjetur mbështetje të mjaftueshme. Vërtetë jam i habitur nga mos gatishmëria e partive opozitare për t`a bërë një gjë të tillë, sepse mos shkuarja në zgjedhje efektivisht ja zgjat mandatin pushtetit aktual. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë gjithmonë e gatshme për çdo variant që mundëson zgjedhje të parakohshme dhe largimin e kësaj qeverie”, ka deklaruar Krasniqi.

Related posts

Gjatë vizitës në Kroaci, Erdogan do të inaugurojë eko-xhaminë e parë në Ballkan

admin

Deklarata e Donald Trump: SHBA do të bëhet kryeqyteti botëror i Bitcoin! Nëse zgjidhem president…

admin

Zvicra planifikon të ndalojë Hamasin, mbështet “të drejtën për vetëmbrojtje” të Izraelit

admin