RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mashtrimi me skemat pensionale, Ministria e Financave: Keni kujdes, mos bini pre e mashtrimeve

mashtrimi-me-skemat-pensionale,-ministria-e-financave:-keni-kujdes,-mos-bini-pre-e-mashtrimeve

Ministria e Financave ka dalë me një njoftim për qytetarët, pas disa informatave të rreme që po qarkullojnë këto ditë mbi skemat pensionale. Ministria kërkon që qytetarët të kenë kujdes e të mos bien pre e mashtrimeve .

“Siç ju kemi informuar edhe përmes një njoftimi paraprak, udhëzoheni të jeni të kujdesshëm ndaj informatave të rreme që qarkullojnë këto ditë, të cilat kanë për qëllim keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë dhe mund të përbëjnë skema mashtruese apo edhe tendencë për keqpërdorimin e të dhënave personale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Lidhur me çdo ndryshim eventual, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të shmangin informatat dhe shërbimet e tjera jo zyrtare.

“Ftojmë qytetarët të kenë kujdes e të mos bien pre e mashtrimeve dhe dezinformatave, dhe rastet e tilla kur ju premtohen shuma parash në këmbim të një pagese tani, t’i paraqesin edhe në organet e rendit”, thuhet në njoftim.

Related posts

Rritet në 974 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani

Çfarë thoshte prifti anglez për Islamin, në vitin 1933?

Muhamet Ramadani

KQZ cakton në 22 shtete ambasadat dhe konsullatat për votimin e diasporës

Muhamet Ramadani