RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë thirrje botës islame për ndalimin e shkeljeve të Izraelit

unioni-boteror-i-dijetareve-muslimane-thirrje-botes-islame-per-ndalimin-e-shkeljeve-te-izraelit

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë i ka bërë thirrje komunitetit islam dhe arab si dhe institucioneve të të drejtave të njeriut që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të ndalur shkeljet e të drejtave të njeriut nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë, thuhet se Unioni dënon ashpër bastisjen që Izraeli ka kryer në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor nën pushtim.

Në deklaratë vihet në dukje se Xhamia Al-Aksa, Kudsi dhe territoret palestineze nën pushtim janë një amanet mbi drejtuesit dhe shoqëritë muslimane. Më tej u bëhet thirrje komunitetit islam dhe arab si dhe institucioneve të të drejtave të njeriut që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të ndalur shkeljet e të drejtave të njeriut nga Izraeli.

Ndër të tjera në deklaratë theksohet se Unioni është mbështetës i së drejtës për luftë dhe rezistencë kundër pushtimit izraelit deri në krijimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Kudsin.

Në bastisjen dhe sulmin ajror që forcat izraelite ndërmorën dje në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor nën pushtim, humbën jetën 10 palestinezë ndërsa u plagosën 100 të tjerë, 20 prej të cilëve rëndë.

Gjithashtu edhe në qytetin Al-Bira një tjetër palestinez humbi jetën pasi u godit në kokë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë.

Related posts

Borrell i dënon sulmet ruse në Dnipro: BE-ja do ta mbështesë Ukrainën

admin

Qeveria miraton projektligjin e ri për pensione, përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë

rezart morina

Ambasada e SHBA-së nesër do të mbajë diskutimin e dytë për Asociacionin

rezart morina