RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani udhëton për në El Salvador, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të rizgjedhur

osmani-udheton-per-ne-el-salvador,-do-te-marre-pjese-ne-inaugurimin-e-presidentit-te-rizgjedhur

Me ftesë të presidentit të El Salvadorit Nayib Bukele, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht për në El Salvador.

Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele.

“Gjatë qëndrimit në San Salvador, Presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me Presidentin Bukele. Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Vizita e Osmanit është e para e një kreu të shtetit të Republikës së Kosovës në këtë shtet.

Ndërkohë, është bërë e ditur se presidentja po ashtu do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera.

Related posts

Banka Botërore do t’i japë Turqisë 1.78 miliardë dollarë për rimëkëmbje

rezart morina

Guterres: T’u përmbahemi parimeve pa standarde të dyfishta si në Gaza ashtu edhe në Ukrainë

RTI

Rasti “Subvencioni V”, kërkohet konfiskimi i 184 milionë eurove

admin