RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rasti “Subvencioni V”, kërkohet konfiskimi i 184 milionë eurove

rasti-“subvencioni-v”,-kerkohet-konfiskimi-i-184-milione-eurove

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 18 të pandehurve me inicialet në rastin e njohur si “Subvencionet V”.

Sipas njoftimit, “aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 KPRK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 të KPRK-së, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ nga neni 422 të KPRK-së, ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 të KPRK-së, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 të KPRK-së”.

Po ashtu, thuhet se Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€.

“Aktakuza është ngritur kundër tetë (pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër (4) të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy (2) të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një (1) zyrtarë në Komunën e Kllokotit, një (1) zyrtarë në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë (10) të pandehur të tjerë qytetar. Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€”, thuhet tutje.

Related posts

Presidenti Erdoğan i bën thirrje SHBA-së që të gjejë “terroristin” që sulmoi Shtëpinë Turke në New York

rezart morina

Dhjetëra avionë kinezë fluturojnë mbi Tajvan

admin

Ministrat e jashtëm turk dhe izraelit diskutojnë sulmet e fundit, provokimet nga forcat izraelite

rezart morina