RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Kryeministri Kurti pritet nga presidenti Erdogan në kompleksin presidencial në Ankara

kryeministri-kurti-pritet-nga-presidenti-erdogan-ne-kompleksin-presidencial-ne-ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me një ceremoni zyrtare në kompleksin presidencial në Ankara nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu.

Kurti dhe Erdoğan do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe më pas do të udhëheqin takimin e delegacioneve midis dy vendeve.

Kryeministri kosovar që ndron për një vizitë zyrtare në Ankara, ku sipas paralajmërimeve, do të pritet në takim edhe nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Më vonë, Kurti do të udhëtojë në Istanbul, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë si mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve.

Related posts

Vuçiq dhe Aliyev: Serbia dhe Azerbajxhani mbështesin njëra-tjetrën në skenën ndërkombëtare

admin

Kosovë, kërkohet që të mos afatizohet procesi i njohjes së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

admin

Sulmi iranian ndaj Ambasadës së SHBA-së në Arabinë Saudite shkaktoi më shumë dëme sesa u raportua

RTI