RTV AHIRETI
Lajme

Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë, thotë kryeministri hungarez

evropa-po-pergatitet-per-lufte-me-rusine,-thote-kryeministri-hungarez

Sipas raporteve, kryeministri hungarez ka thënë se Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë.

Viktor Orban, i cili ka kultivuar lidhje të ngushta me Vladimir Putin, tha se kishte gjithnjë e më shumë shenja se Evropa po përgatitej për veprime ushtarake çdo javë, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Shkuarja në luftë nuk ndodh me një hap”, citohet të ketë thënë ai për Radio Kossuth, duke shtuar se Evropa po “tërhiqej” gjithnjë e më shumë në luftën në Ukrainë.

“Janë tri faza: diskutimi, përgatitja dhe shkatërrimi. Tani po e përfundojmë diskutimin dhe jemi në fazën e përgatitjes. Jemi centimetra larg shkatërrimit”.

Pavarësisht dënimit dhe kundërshtimit të gjerë të BE-së ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Orban është përpjekur të forcojë marrëdhëniet dypalëshe me Moskën.

Ai ka kundërshtuar shumë nisma të BE-së për të mbështetur Ukrainën në rezistencën ndaj forcave të Moskës, ndërsa ka pozuar për një foto me Putinin në tetor.

Orban ishte i vetmi mes liderëve perëndimorë që ka uruar Putinin për rizgjedhjen, pavarësisht se disa ministra të BE-së e quajtën votimin një mashtrim. /Telegrafi/

The post Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë, thotë kryeministri hungarez first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Pamje tro’nditëse/ Iz’raelitët to’rturojnë pa’lestinezin e pla’gosur, ush’tarët e lidhin në makinën e tyre

rezart morina

Kriza ekonomike, gjysma e evropianëve thonë se standardet e tyre të jetesës janë në rënie

admin

Rama: 7.1 milionë vizitorë të huaj në periudhën janar-nëntor

admin