RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama: 7.1 milionë vizitorë të huaj në periudhën janar-nëntor

rama:-7.1-milione-vizitore-te-huaj-ne-periudhen-janar-nentor

Këtë vit Shqipërinë e vizituan 46,8% më shumë turistë të huaj se një vit më parë, duke arritur në total në 7,1 milionë vizitorë.

Ndërsa ndau statistikat, Kryeministri Edi Rama u shpreh se lajme të mira vijnë edhe për muajin nëntor të këtij viti në turizëm.

“Statistikat tregojnë për shtimin e vizitorëve të huaj +46,8% krahasuar me një vit më parë, e në total 7,1 milionë nga janari në nëntor, rekord i të gjithë viteve”, tha ai.

Në nëntor të vitit 2021 Shqipërinë e vizituan 244 061 vizitorë të huaj ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2022 vendin e vizituan 358 350 vizitorë të huaj.

Ndërsa për periudhën janar-nëntor 2021 vendin e vizituan 5 421 240 vizitorë të huaj, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2022 vendin e vizituan 7 152 242 vizitorë të huaj, ose 31,9% vizitorë më shumë se një vit më parë.

Related posts

Policia polake arreston një 23-vjeçar të akuzuar për planifikim sulmesh ndaj politikanëve të lartë

Muhamet Ramadani

Sa fëmijë janë vrarë në Gaza që nga armëpushimi më 10 tetor?

admin

Krasniqi shpreh ngushëllime për popullin turk në Ambasadën e Turqisë në Kosovë

admin