RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, shpaloset flamuri i Pa’lestinës në hapjen e Konferencës së OKB-së për Klimën

gjermani,-shpaloset-flamuri-i-pa’lestines-ne-hapjen-e-konferences-se-okb-se-per-klimen

Dy protestues dolën në skenë dhe shpalosën flamurin palestinez në ceremoninë e hapjes së Konferencës së OKB-së për Klimën që mbahet në qytetin Bon të Gjermanisë, transmeton Anadolu.

Në pamjet në median sociale, shihen protestuesit duke shpalosur flamurin palestinez në skenë dhe duke ngritur një pankartë me mbishkrimin “Nuk mund të vazhdoni me gjërat ashtu siç janë, ndërsa vazhdon gjenocidi!”.

Hapja e Asamblesë së përgjithshme u ndërpre për një kohë të shkurtër pas protestës. Protestuesit u nxorën nga salla nga policia.

Konferenca e mbajtur në Bon mbart cilësinë e parapërgatitjes për Konferencën Botërore të Klimës që do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Related posts

OEAK reagon për suspendimin e një përmbaruesi privat: Të shqetësuar që Qeveria po e sulmon gjyqësorin

RTI

Shkupi sërish lart në listën e qyteteve më të ndotura të ajrit në botë

admin

Në shkurt mbahet samiti mes Ukrainës e BE-së

admin