RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkupi sërish lart në listën e qyteteve më të ndotura të ajrit në botë

shkupi-serish-lart-ne-listen-e-qyteteve-me-te-ndotura-te-ajrit-ne-bote

Shkupi mëngjesin e sotëm ishte edhe një herë në listën e qyteteve më të ndotura në botë.

Shkupi renditet i katërti me 190 mikrogramë për metër kub, sipas listës së Aj-Kjo Eir (IQair). Nuk ka asnjë qytet tjetër nga Ballkani në top 10 listë, ndërsa përpara Shkupit janë Lakore në Pakistan, Bishkek në Kirgistan dhe Accra në Gana është në vendin e parë.

Ndërkohë, LSDM-ja edhe sot ka akuzuar VMRO-në për gjendjen e mjerueshme të ajrit.
Partia vlerëson se gjatë 14 muajve të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit, kryeqyteti u zhyt në kaos dhe mungesë ideje. Petar Petkovski nga dega e të rinjve të LSDM-së, deklaroi se transporti publik nuk funksionon, ndërmarrjet publike janë në gjendje katastrofike, ndërsa këto ditë Shkupi është sërish një nga qytetet më të ndotura në botë. Përkundër gjendjes alarmante, tha Petkovski, qyteti nuk po ndërmerr asgjë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

“VMRO-DPMNE për një vit nuk ka ndërmarrë asgjë për parandalimin e ndotjes, edhe pse në fushatë u premtuan qytetarëve se do të zbatojnë një sërë masash për t’i dhënë fund këtij problemi. Përkundrazi, gjithçka që po bën pushteti i VMRO-DPMNE-së në këta 14 muaj nuk është parandalim, por inkurajim i ndotjes. Sivjet tre herë janë reduktuar mjetet për mjedisin jetësor në buxhetin e Qytetit. Po ashtu janë reduktuar seriozisht mjetet për subvencionimin e blerjes së inverterëve nga individët”

Petkovski deklaroi se nuk është realizuar asnjë nga pesë megaparqet e shpallura, dhe deponitë ilegale jo vetëm që nuk pastrohen, por vazhdimisht po lindin të reja. Sipas partisë në pushtet, Qendra e Shkupit, si dhe shumë vendbanime urbane në afërsi, janë përmbytur me mbeturina. /shenja

Related posts

Dhunohet një e mitur në Mitrovicë

admin

Deputetja britanike: Serbia t’ua dorëzojë Radoiçiqin institucioneve kosovare të drejtësisë

rezart morina

U vra nga bashkëshorti, gruaja varroset në Pejë (FOTO)

admin