RTV AHIRETI
Kuzhinë

Truku për shtrydhjen e limonit që ngazëllen të gjithë: Asnjë prerje me thikë, pa i ndotur duart

truku-per-shtrydhjen-e-limonit-qe-ngazellen-te-gjithe:-asnje-prerje-me-thike,-pa-i-ndotur-duart

Kur blini limonë, mos bëni limonadë derisa të shikoni trukun e ri viral nga TikTok

A keni dashur ndonjëherë të shtoni vetëm disa pika limoni në sallatën tuaj, dhe më pas nuk e keni përdorur gjysmën tjetër dhe atë e keni futur në frigorifer derisa iu desh ta hidhnit?

Gjithashtu, të gjithë e dimë se shtrydhja e limonëve me dorë nuk është aktiviteti i preferuar i kuzhinës i askujt.

Ky truk premton të zgjidhë të gjitha këto probleme madje pa e prerë limonin, që do të thotë pa rrëmujë! – transmeton Telegrafi.

♬ original sound – Nugget

Domethënë, gjithçka që duhet të bëni është të merrni një shkopth druri hell dhe ta ngulni në fund të një limoni.

Tundeni pak derisa të fillojë të rrjedhë lëngu, pastaj thjesht hiqni shkopthin dhe shtrydhni.

Gjithashtu, vendi ku shponi limonin është shumë i rëndësishëm. Duhet të bëhet në fund të frutit, në gungë, që ky truk të funksionojë.

Nëse e keni bërë siç duhet, atëherë nga limoni duhet të rrjedhë lëngu dhe më pas mund ta ruani në frigorifer deri në përdorimin e radhës. /Telegrafi/

The post Truku për shtrydhjen e limonit që ngazëllen të gjithë: Asnjë prerje me thikë, pa i ndotur duart appeared first on Telegrafi.

Related posts

Që mishi dhe peshku të mos ju ngjiten në skarë, këtë truk duhet patjetër ta dini

Muhamet Ramadani

Makarona të pjekur me mish të bluar

Muhamet Ramadani

Muskuj viçi me kërpudha dhe perime, gatuar në enë dheu në furrë

admin