RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pilaf për mëngjes: A është opsion i mirë?

pilaf-per-mengjes:-a-eshte-opsion-i-mire?

Drithëra, tostë, smoothie, vezë: Gjërat e para që na dalin para syve kur mendojmë për mëngjesin. Nuk ndodh shpesh ta dëgjoni veten në mëngjes duke thënë: “Për mëngjes do ha pilaf”, por ja që kjo mund të ndryshojë.

Shumica e njerëzve nëpër botë e konsumojnë orizin për drekë ose darkë, por sipas ekspertëve rezulton se është ushqim i mirë për t’u konsumuar edhe në mëngjes.

Orizi është plot me karbohidrate të shëndetshme, të lehta për t’u tretur nga stomaku dhe njëkohësisht furnizues i mirë energjie. Të gjitha këto e bëjnë vakt të plotë dhe perfekt mëngjesi.

Përveç kësaj është lehtësisht i gatueshëm, por bëni kujdes me kripën dhe mos e gatuani më shumë nga ç’duhet. Kaq mjafton për ta nisur ditën me një pjatë pilaf dhe për të marrë gjithë vlerat ushqyese që ju nevojiten.

Related posts

Ja çfarë përmban një porcion 100 gramësh i mjaltës

Muhamet Ramadani

Salca e domateve e shëndetshme për zorrët

Muhamet Ramadani

Çfarë duhet të hani për të mbrojtur bakteret e mira të gojës?

RTI