RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNRWA: Njerëzit në Ga’za nuk kanë mjaftueshëm ujë të pijshëm

unrwa:-njerezit-ne-ga’za-nuk-kane-mjaftueshem-uje-te-pijshem

UNRWA ka thënë se Izraeli duhet të sigurojë akses për karburant për të hyrë në Rripin e Gazës, në mënyrë që impiantet e shkripëzimit të mund të funksionojnë dhe të ofrojnë ujë për njerëzit.

“Mbijetesa është një luftë. Familjet dhe fëmijët ecin në distanca të gjata në vapë për ujë. Njerëzit kanë nevojë për ujë për të jetuar. Autoritetet izraelite duhet të sigurojnë akses tani”, tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë në X.

Konflikti ka nisur qysh tetorin e kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar papritur Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, ushtria izraelite është duke kryer një fushatë masive sulmesh në Gazë.

Sipas autoriteteve të Hamasit, që kontrollojnë këtë enklavë, mbi 36.000 njerëz janë vrarë deri më tash në sulmet izraelite. /abcnews

Related posts

Konjufca shpreh skepticizëm për marrëveshjen me Serbinë

rezart morina

Presidentja Osmani uron besimtarët për Fitër Bajram: Solidariteti ndërnjerëzor, trashëgimia jonë e çmuar

admin

Komandanti i FSK-së shkon për vizitë zyrtare në Iowa të ShBA-së

rezart morina