RTV AHIRETI
Lajme

Prokuroria jep detaje për arrestimin e dy personave për spiunazh, të njëjtit janë shtetas kosovarë

prokuroria-jep-detaje-per-arrestimin-e-dy-personave-per-spiunazh,-te-njejtit-jane-shtetas-kosovare

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në kanë kryet sot bastisje në dy lokacione ku janë arrestuar dy persona nën dyshimin për spiunazh.

Kështu ka njoftuar Prokuroria përmes një njoftimi për media.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Ndryshe në media është raportuar se bastisjet janë kryer në qytetin e Ferizajt dhe të arrestuarit janë B.SH dhe M.Q.

Të njëjtit sipas burimeve dyhsohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe. /Telegrafi/

The post Prokuroria jep detaje për arrestimin e dy personave për spiunazh, të njëjtit janë shtetas kosovarë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Nxehtësi ekstreme, temperaturat në Bangkok arrijnë në 54°C – VIDEO

rezart morina

Anulohet greva e punëtorëve teknikë në Prishtinë, u rriten pagat

RTI

Ministri i Jashtëm turk: Mbështesim Kosovën për të arritur pozitën e merituar në arenën ndërkombëtare

rezart morina