RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nxehtësi ekstreme, temperaturat në Bangkok arrijnë në 54°C – VIDEO

nxehtesi-ekstreme,-temperaturat-ne-bangkok-arrijne-ne-54°c-–-video

Autoritetet e Tajlandës kanë paralajmëruar banorët në pjesë të mëdha të vendit, përfshirë kryeqytetin Bangkok ku u regjistrua 54 gradë Celsius, që të shmangin daljen jashtë për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Pjesë të mëdha të Azisë po raportojnë nxehtësi ekstreme këtë muaj, me temperatura rekord në disa vende.

Në Bangladesh dhe pjesë të Indisë, nxehtësia intensive ka rritur konsumin e energjisë elektrike, duke rezultuar në ndërprerje dhe mungesë të energjisë për miliona njerëz.

Në Bangkok, temperatura arriti rekord 54 gradë Celsius në rrethin Bangna të shtunën, sipas byrosë meteorologjike.

Prandaj autoritetet po paralajmërojnë banorët që të shmangin aktivitetet në natyrë dhe të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e goditjes nga nxehtësia.

Ministria e Tajlandës për Parandalimin dhe Zbutjen e Fatkeqësive ka thënë se temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celsius në të paktën 29 provinca. /koha

Shkrihet asfalti në Indi

Related posts

Ekipi i OKB mbërrin në Kiev, nesër nis inspektimi në Zaporizhzhia

admin

Trupi gjykues në Hagë: S’ka urdhër që të monitorohen komunikimet mes të akuzuarve dhe avokatëve

Muhamet Ramadani

Presidentja Osmani takon sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, diskutohet për sigurinë në Kosovë dhe rajon

admin