RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të arrestuarve për spiunazh policia u gjeti edhe armë e gasmaska ushtarake

te-arrestuarve-per-spiunazh-policia-u-gjeti-edhe-arme-e-gasmaska-ushtarake

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje shtesë lidhur me arrestimin e dy personave të mërkurën nën dyshimin për spiunazh si bashkëpunëtorë të BIA-s serbe.

Siç bën të ditur policia, gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Speciale, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për veprën penale spiunazhi me datë 05.06.2024 kanë realizuar operacion një policor për kontrollin e dy lokacioneve në qytetin e Ferizajt. Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të arrestuarit janë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dy të nacionalitetit shqiptar, të cilëve Prokuroria u ka caktuar masën e ndalimit prej 48- orë.

Related posts

Stoltenberg paralajmëron takim me presidentin Erdoğan dhe kryeministrin suedez të hënën

rezart morina

Begaj: Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës

admin

Gjendet i vdekur një person në Obiliq, dyshimet e para

admin