RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedoni e Veriut, kryeparlamentari Xhaferi pret në takim ministren e jashtme të BeH-së

maqedoni-e-veriut,-kryeparlamentari-xhaferi-pret-ne-takim-ministren-e-jashtme-te-beh-se

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pritur në takim zëvendëskryetaren e Këshillit të Ministrave dhe ministre e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës (BeH), Bisera Turkoviq, e cila qëndron për vizitë pune në Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga kabinetit i kryeparlamentarit thuhet se në takim Xhaferi i potencoi relacionet e deritanishme të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, të cilat “lëvizin në vijën përpjetë vazhdimisht”, si dhe shprehu shpresë së ky intensitet i komunikimit politik do të vazhdojë të zhvillohet edhe më tutje.

Në këtë drejtim, Xhafeeri apeloi te grupet parlamentare të bashkëpunimit të dy dhomave ligjvënëse të bashkëpunojnë në mënyrë të ndërsjellë në tema me interes të përbashkët.

“Xhaferi e informoi mysafiren për agjendën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, ku ndër të tjerat janë aktivitetet në lidhje me kryesimin veçanërisht të rëndësishëm me OSBE-në, kryesimin me procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe gjithsesi negociatat me Bashkimin Evropian (BE) si qëllimi ynë kryesor strategjik”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, Xhaferi foli edhe për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe nevojën reale për vendosjen e linjës së drejtpërdrejtë ajrore në relacionin Shkup-Sarajevë apo zgjidhje tjetër alternative që do të sillte deri në tejkalimin e këtij problemi ekzistues.

Turkoviq, nga ana e saj, potencoi se veçanërisht e gëzon raporti i mirë dhe miqësor ndërmjet dy vendeve, por theksoi se akoma më shumë e gëzon raporti miqësor ndërmjet qytetarëve të dy vendeve.

“Ajo e informoi kryetarin Xhaferi për aktivitetet rrjedhëse pas zgjedhjeve në BeH rreth formimit të parlamentit të ri. Kishte fjalë lëvdate për aktivitetin tonë ndërkombëtar, sidomos në raport me mbështetjen konkrete që Republika e Maqedonisë së Veriut ia jep institucioneve dhe popullit ukrainas, me ç‘rast theksoi se me këtë jemi ndër vendet rrallë të vogla që kanë dhënë ndihmë aq të madhe në këtë territor të përfshirë në konflikt”, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryeparlamentarit Xhaferi.

Ajo po ashtu u pajtua me Xhaferin rreth nevojës për vendosjen e linjës ajrore ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se në periudhën e ardhshme duhet të punohet në mënyrë intensive në këtë çështje.

Në fund të takimit bashkëbiseduesit konfirmuan se do të bëjnë gjithçka që është në fushëveprimin e tyre që bashkëpunimi intensiv dhe miqësor të vazhdojë edhe në të ardhme.

Related posts

Prokuroria sërish me aksion në Brezovicë

admin

OKB: Bota të përgatitet për El Ninjon dhe temperatura të reja rekorde

rezart morina

Ministri Krasniqi: Kryetarët në veri do të vazhdojnë punën në objektet e komunave

admin