RTV AHIRETI
Lajme

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

konjufca-i-ashper-me-be-ne:-po-do-me-zor-t’ia-marre-kompetencat-kosoves-per-asociacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Konjufca mbështeti idenë e kryeministrit Albin Kurti që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Komisionin e Venecias.

Kryeparlamentari u shpreh se Bashkimi Evropian po dëshiron me zor që t’ia marrë kompetencat Kosovës për hartimin e draftit për Asociacionin.

“Është një ide, pra dërgimi i draftit të Lajçakut në Komisionin e Venecias që edhe unë si kryetar e mbështesë. Drafti ka një parregullsi sepse nuk është kompetencë e BE-së. Nëse nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë kjo tregon se BE-ja po do me zor me ja marrë kompetencat Kosovës për hartimin e tij”, ka thënë Konjufca.

Ai u shpreh se janë të gatshëm të diskutojnë me BE-në se kur duhet të jetë gati drafti i Asociacionit, por që hartimi i tij të bëhet nga autoritetet e Kosovës.

“Kompetencën nuk mundet me e marrë Bashkimit Evropian për me propozu një draft zyrtar, i cili do të jetë draft zyrtar që do të kalojë në Gjykatë Kushtetuese dhe në instanca tjera”, tha Konjufca.

Sa i përket marrëdhënieve mes kryeministrit dhe presidentes Vjosa Osmani, Konjufca ka thënë se s’ka asgjë dramatike.

“Mund të kemi ndonjë dallim në qëndrime, por kur dalim para bashkësisë ndërkombëtare, jemi të një mendje e të një goje. S’ka kurrfarë lufte politike”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

The post Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Mesazhi nxitës i Novak Gjokoviç ngjall polemika

rezart morina

Policia kap material të “Mbrojtjes Civile” e “Brigadës së Veriut”

rezart morina

Gjermania pas letrës së Gërvallës në KiE: Drafti është dashur të dorëzohet në Kushtetuese

rezart morina