RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia kap material të “Mbrojtjes Civile” e “Brigadës së Veriut”

policia-kap-material-te-“mbrojtjes-civile”-e-“brigades-se-veriut”

Policia e Kosovës ka kapur në Zveçan të martën material që dyshohet se përdorej nga dy organizatat terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” kundër Policisë së Kosovës. Sipas Policisë, thasët me rërë janë gjetur në një objekt publik në këtë komunë.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në një objekt publik në Komunën e Zveçanit, ka disa gjëra materiale të cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave. Sot, gjatë kontrolleve që ka bërë policia ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për ta sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan. Ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terroriste si ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se kjo është dëshmi se “grupet kriminale kanë qenë të armatosur rëndë dhe kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat”.

Më 29 qershor Qeveria e Kosovës i pati shpallur organizata terroriste. Të dyja besohet se veprojnë në veri të Kosovës dhe se kanë qindra pjesëtarë.

Related posts

BIK-u grumbullon mbi 123 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë e Skenderaj

rezart morina

Rritet në 53 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

admin

Plenkoviq e Kurti takohen në Davos: Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE

admin