RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plagoset me armë zjarri një person në Kamenicë, i dyshuari në arrati

plagoset-me-arme-zjarri-nje-person-ne-kamenice,-i-dyshuari-ne-arrati

Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri, pasditen e së shtunës në Laqiq të Kamenicës.

Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit nga një person për motive ende të panjohura.

Ndërkohë, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia thotë se lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.

“Viktima mashkull kosovarka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i njëjti është plagosur me armë zjarri, nga i dyshuari kosovar për motive të panjohura. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Related posts

Vdes një person pasi ra nga çatia e një shtëpie

admin6

Presidenti ukrainas Zelenskyy të premten për vizitë në Turqi

admin6

2022 në Zvicër: Viti më i nxehtë, më i thatë dhe me më shumë diell

admin