RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i refugjatëve ukrainasë që kaluan në Poloni arrin afër 12 milionë

numri-i-refugjateve-ukrainase-qe-kaluan-ne-poloni-arrin-afer-12-milione

Numri i refugjatëve që kanë hyrë në Poloni nga Ukraina që nga 16 maji ka arritur në afër 12 milionë, ndërsa numri i atyre që kaluan përmes Polonisë ka tejkaluar 10 milionë, transmeton Anadolu.

Garda Kufitare e Polonisë theksoi se ka pasur një migrim intensiv që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi.

Duke theksuar se në vend vetëm dje nga Ukraina kanë hyrë 22 mijë persona, Garda Kufitare e Polonisë tha se numri i personave që kanë kaluar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës ka kaluar 11 milionë e 911 mijë.

Theksohet se numri i përgjithshëm i ukrainasve që u larguan nga Polonia ishte 10 milionë e 119 mijë.

74 për qind planifikojnë të kthehen

Sipas të dhënave të Përfaqësisë së Përhershme të Polonisë në Bashkimin Evropian (BE), më shumë se 80 për qind e atyre që kalojnë nga Ukraina në Poloni janë gra dhe fëmijë.

Sipas një raporti të lëshuar më 12 maj nga Instituti Polatik i Ekonomisë, mbi 1 milion ukrainasë aktualisht jetojnë të regjistruar në Poloni

80 për qind e ukrainasve mendojnë se shoqëria polake ka një qëndrim pozitiv ndaj tyre, por pikëpamjet e polakëve për situatën e refugjatëve ndryshojnë. Përqindja e njerëzve që besojnë se refugjatët ukrainas kanë nevojë për ndihmë ka rënë nga 84 për qind në 50 për qind që nga fillimi i luftës.

Ndërkaq 74 për qind e ukrainasve në Poloni planifikojnë të kthehen në vendin e tyre.

Related posts

Arabia Saudite heq kufizimet për numrin e hanxhinjve

admin

Presidenti Erdoğan ngushëllon kryeministrin pakistanez për të vdekurit në fatkeqësinë e anijes në Greqi

rezart morina

Biden është armik i SHBA-ve, thotë Trump

admin