RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani e quan Blairin “kampion të popullit të Kosovës”

osmani-e-quan-blairin-“kampion-te-popullit-te-kosoves”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur ish-kryeministrin britanik, Tony Blair – “kampion të popullit të Kosovës”.

Përmes disa fotografive të postuara në rrjete sociale, Osmani i uroi mirëseardhje Blairit, në prag të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

“Mirë se vjen në Kosovën e lirisë, shpresës, demokracisë, Kryeministër Tony Blair! 25 vjet më vonë, trashëgimia juaj vazhdon. Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.

Pas takimit, Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.

Related posts

Macron bën thirrje për një Evropë “guximtare”, paralajmëron se kontinenti duhet të formësojë vetë të ardhmen e sigurisë

Hevzi

Policia e Kosovës pranon shtatë dronë si donacion nga SHBA

Muhamet Ramadani

Vriten 4 ushtarë tjerë izraelitë gjatë përleshjeve në Gaza

Muhamet Ramadani