RTV AHIRETI
Lajme

Policia e Kosovës pranon shtatë dronë si donacion nga SHBA

policia-e-kosoves-pranon-shtate-drone-si-donacion-nga-shba

Policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar donacion prej shtatë dronëve nga SHBA, në një ceremoni të organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, raporton Anadolu.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i ka cilësuar dronët si “burim jetik për organet e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Hovenier tha se këto dronë të cilat do ofrojnë mbështetje taktike për misionet policore në vend, janë vazhdimësi e qëndrimit mbështetës të SHBA-së për Kosovën.

“Duke pasur parasysh shtrirjen e aktivitetit kriminal nga grupet e krimit të organizuar në rajon, këto dronë do të jenë një burim jetik për zbatimin e ligjit këtu në Kosovë për të kundërshtuar aktivitetet kriminale ajrore dhe tokësore”, theksoi Hovenier.

Hovenier tha se dronët mund të përdoren për të luftuar kontrabandimin e migrantëve, narkotikëve dhe veprimeve tjera ilegale.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka falënderuar SHBA-në për furnizimin dhe për mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Ai tha se ky donacion është i veçantë dhe vjen në një kohë kur Policia ka humbur një nga rreshterët e saj, Afrim Bunjakun.

“Është një donacion jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i çmueshëm nga Policia e Kosovës dhe do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të policisë për të menaxhuar situata në terren, si nga aspekte të menaxhimit të eventeve të mëdha, protestave, koncerteve, po ashtu në monitorimin e kufijve të Kosovës dhe të operacioneve tjera të hetimit që Policia e Kosovës do t’i kryej në të ardhmen”, theksoi Hoxha.

Hoxha tutje garantoi ambasadorin amerikan se “Policia të gjitha këto pajisje do t’i përdorë për qëllime të ligjshme në mënrë që të sigurojë shërbime më kualitative për të gjithë qytetarët”.

Edhe drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, tha se këto dronë do të shërbejnë në ngritjen e profesionalizmit të policisë.

“Pajisjet e tilla të teknologjisë bashkëkohore siç janë këto modele të dronëve do të në ndihmojnë edhe më shumë që të mbajmë lartë nivelin profesional të Policisë dhe të monitorojmë edhe më lehtë punën e zyrtarëve policorë”, theksoi Hodaj.

Ky donacion amerikan për Policinë e Kosovës vjen disa ditë pasi në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit nga një grup i armatosur rëndë u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.

Related posts

OKB: Pesë milionë fëmijë vdiqën para ditëlindjes së pestë në 2021

admin

Osmani dhe USAID-i sot nënshkruajnë një marrëveshje në vlerë afro 35 milionë euro

admin

Për një vit çmimet e konsumit u rritën për 7.6 për qind

rezart morina