RTV AHIRETI
Lajme

Maqedonci: Do të vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me Turqinë

maqedonci:-do-te-vazhdojme-traditen-e-bashkepunimit-me-turqine

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në takim gjeneralmajor Subutay Adaș, shef i operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Gjersa jemi në vigjilje të njëzet e pesë vjetorit të çlirimit të Kosovës, falënderova Gjeneral Adaș që na nderoi duke pranuar ftesën për të qenë i pranishëm në aktivitetet e organizuara për të shënuar këtë ditë, ndërsa me theks të veçantë shpreha mirënjohje për mbështetjen që Turqia i ka ofruar Kosovës në këto vite të shtetndërtimit, veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi në fushën e mbrojtjes”.

“Do të vazhdojmë këtë traditë bashkëpunimi në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta”, ka thënë Maqedonci.

The post Maqedonci: Do të vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me Turqinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Erdoğan në Forumin e Biznesit në Sarajevë bën thirrje për më shumë investime turke në BeH

admin

Papa Françesku mbërrin në Republikën Demokratike të Kongos

admin

Shqipëria refuzon t’i trajtojë falas kosovarët në hemodializë

admin