RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku mbërrin në Republikën Demokratike të Kongos

papa-francesku-mberrin-ne-republiken-demokratike-te-kongos

Papa Françesku ka mbërritur në Republikën Demokratike të Kongos, në vendin e parë të udhëtimit të tij për të katërtën herë në Afrikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai është Papa i dytë që viziton vendin katolik të shkatërruar nga konfliktet që nga vizita e Gjon Palit II në vitin 1985.

Në kryeqytetin Kinshasa, ai u drejtua për në pallatin presidencial, ku është planifikuar të zhvillojë një bisedë me presidentin Felix Tshisekedi.

Të dy pritet t’u drejtohen rreth 1 mijë njerëzve, përfshirë udhëheqësve politikë dhe fetarë, përfaqësues të grupeve të shoqërisë civile dhe të trupit të huaj diplomatik.

Sipas Vatikanit, motoja e vizitës së Papa Françeskut është ‘Tous réconcilié en Jésus Christ’ (Të gjithë të bashkërenduar me Jezu Krishtin).

Papa pritet të bëjë thirrje për t’i dhënë fund dhunës që ka vrarë miliona njerëz në dy dekadat e fundit. Kongoja Lindore mbetet e paqëndrueshme me rreth 5.7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit për shkak të pasigurisë ushqimore.

Vizita u prolongua nga korriku i vitit 2021, pasi mjekët e Papa Françeskut këshilluan kundër saj për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Para përfundimit të vizitës së tij më 3 shkurt, Papa Françesku pritet të takojë viktimat e dhunës nga pjesa lindore e Kongos së paqëndrueshme për të dëgjuar dëshmitë e tyre, për t’iu drejtuar mijëra të rinjve, si dhe përfaqësuesve të organizatave të bamirësisë.

Të mërkurën, Papa Françesku është planifikuar të kryesojë një meshë në ambientë të hapur që pritet të ndiqet nga afërsisht 1.5 milionë njerëz në Aeroportin N’Dolo, aeroporti dytësor i kryeqytetit Kinshasa.

Sylvana Kasongo, shefi i policisë provinciale të qytetit Kinshasa, tha se 7.500 policë do të vendosen në aeroport për siguri. Sipas statistikave të Vatikanit, pothuajse gjysma e 95 milionë njerëzve janë katolikë.

Që nga zgjedhja e tij në vitin 2013, Papa Françesku ka bërë katër udhëtime në kontinent dhe ka vizituar tetë vende.

Related posts

Scholz: Bota duhet ta ndajë barrën e varfërisë

rezart morina

Krasniqi e Hamza shtrojnë iftar për Tërnavën e bashkëpunëtorët e tij nga BIK-u

rezart morina

Itali: Për të paktën tre ditë, rusët ndërprenë rrjedhën e gazit natyror

admin