RTV AHIRETI
Lajme

Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë

kurti-ne-samitin-e-ballkanit-perendimor:-nder-sfidat-kryesore-eshte-tejkalimi-i-paragjykimeve-qe-kane-ndare-rajonin-tone

Në Prishtinë është duke u mbajtur Samiti i Ballkanit Perëndimor 2024.

Në fjalimin e tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova është e pakrahasueshme sa i përket zhvillimit të demokracisë, transmeton Telegrafi.

“Përkushtimi për sundimin e ligjit ka qenë i palëkundur, duke ndërtuar institucione dhe duke përfshirë qytetarë”, tha ai.

Kurti potencoi se synojnë që të zhvillojnë sa më shumë ekonominë.

Ai po ashtu tha se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë në nivel për realizimin e qëllimeve.

“Bashkëpunimi rajonal është vital për realizimin e qëllimeve tona. Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë”, potencoi ai.

Kryeministri u shpreh tutje se komunitet në Kosovë po bashkohen për të krijuar një të ardhme sa më të mirë.

Ndryshe, në samit janë duke marrë pjesë edhe Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë./Telegrafi/

The post Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

BE: Zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejt, serbët pritet të marrin pjesë

rezart morina

Një virus i transmetuar nga rriqrat përhapet në Evropë

rezart morina

Pulsi Publik: Mbi 60% e qytetarëve të kënaqur me presidenten Osmani

rezart morina