RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ha’masi: Kërkuam negociata indirekte për zbatimin e vendimit të KS-OKB-së

ha’masi:-kerkuam-negociata-indirekte-per-zbatimin-e-vendimit-te-ks-okb-se

Një nga zyrtarët e lartë të Hamasit, Ali Baraka tha se grupet palestineze kërkuan të zhvillojnë negociata indirekte për të krijuar mekanizmat për zbatimin e vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimin e pengjeve në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Zyrtari i Hamasit, Baraka në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se grupet palestineze të kryesuar nga Hamasi dhe Lëvizja e Xhihadit Islamik u kanë bërë thirrje ndërmjetësuesve që të zhvillojnë ngociata indirekte për të krijuar mekanizmat për zbatimin e vendimti të KS-OKB-së.

“Vendimi i KS-OKB-së ka nevojë për mekanizma praktike të zbatimit dhe duhet të ndiqet. Hamasi mbështet çdo marrëveshje që çon në armëpushim të plotë dhe të përhershëm, tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbimin serioz të pengjeve”, tha ai.

Hamasi dje njoftoi se përgjigjen e tij ndaj planit për armëpushim të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden, ia kishte përcjellë Egjiptit dhe Katarit.

Related posts

Izmir Zeqiri arrin në objektin ku do të betohet

Muhamet Ramadani

UNICEF: Rritet dhuna ndaj fëmijëve në vendet e Sahelit

Muhamet Ramadani

Presidenti sirian takohet me komunitetin e diasporës në Washington

Muhamet Ramadani