RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti sirian takohet me komunitetin e diasporës në Washington

presidenti-sirian-takohet-me-komunitetin-e-diaspores-ne-washington

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa u takua me anëtarë të komunitetit sirian në Washington gjatë vizitës së tij aktuale në SHBA, raportuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu.

“Shumë arritje që u bënë gjatë kësaj periudhe, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, tregojnë vendosmërinë e shtetit dhe popullit për të ecur përpara në rindërtimin dhe kapërcimin e sfidave”, tha Al-Sharaa gjatë takimit të së dielës, siç u citua nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve Arabe Siriane (SANA).

Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Sirinë dhe ambasadori në Turqi, Tom Barrack.

Al-Sharaa nënvizoi rëndësinë e lidhjes së sirianëve me atdheun e tyre dhe “rolin e tyre në përcjelljen e imazhit të vërtetë të Sirisë dhe mbrojtjen e kauzave të saj të drejta”. Ai përshëndeti “përpjekjet dhe iniciativat e komunitetit sirian që shprehin përkatësinë dhe krenarinë e tyre të thellë në vendin e tyre”.

Udhëheqësi sirian mbërriti në SHBA të dielën në mëngjes. Ai do të takohet sot me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale, kryesisht heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Sirisë.

Vizita e Al-Sharaa-s në SHBA është e para e një presidenti sirian që nga pavarësia e vendit në vitin 1946.

Related posts

Kosova zyrtarisht aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian

admin

Kamioni që transportonte afganë të kthyer përmbyset, 18 të vdekur në lindje të Afganistanit

Hevzi

Miratohet Projektligji për investime të qëndrueshme

admin