RTV AHIRETI
Lajme

BB: Ekonomia shqiptare në trend rritje

bb:-ekonomia-shqiptare-ne-trend-rritje

Banka Botërore vlerëson pozitivisht trendin në rritje të ekonomisë shqiptare, teksa shpreh angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në disa drejtime kryesore ekonomiko-sociale.

Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, tha se, ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt eksporteve dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore, si sektorë potencialë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

I pranishëm në një takim biznesi që u zhvillua në Tiranë, ai theksoi se, “nëse do të shihni përbërjen e GDP-së, peshën kryesore e zë sektori i ndërtimit dhe konsumi. Që Shqipëria të zhvendoset nga niveli i mesëm në nivelin e lartë të të ardhurave për frymë, duhet të ndodhë një transformim. Duhet të zhvendoset nga pagat e ulëta dhe produktiviteti i ulët, te prodhimi me vlerë të shtuar më të lartë dhe më i orientuar nga eksportet. Fokusi duhet të jetë në shfrytëzimin e burimeve natyrore për rritjen e produktivitetit dhe të investimeve”.

 

Salinas tha se BB në bashkëpunim me qeverinë po punojnë për rritjen e cilësisë së edukimit të të rinjve në shkollat profesionale dhe në universitete.

“Kapitali njerëzor burimi i saj, njerëzit e talentuar të këtij vendi, sidomos të rinjtë, kontributi i tyre është i rëndësishëm për rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe ardhjen e kompanive të huaja.

Tre janë prioritet e Bankës Botërore në Shqipëri: E para, është të krijohen vende pune, dhe me paga të larta. Ka vende punë në sektorin e ndërtimit, në sektorin katering, por nuk ofrohen vende pune në sektorë të tjerë.

Prioriteti i dytë është kapitali human. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për vendin, por edhe për kompanitë e huaja që vijnë në Shqipëri.

Prioriteti i tretë është rimëkëmbja e vendit, pas goditjeve nga tërmetit të 2019-s, pandemia e Covid-19 apo kriza energjetike”, theksoi ai. /Telegrafi/

The post BB: Ekonomia shqiptare në trend rritje first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Lufta në Ukrainë: OKB-ja në buzë të kolapsit

admin

35 ankesa tek Avokati i Popullit për ulje pagash

rezart morina

Nesrete Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit

rezart morina